E diela poetike me poeten:; Xhejlane Tërbunja
Ruaje zemrën tënde
———————-
duaj me masë ,me maskë
ruaje zemrën tënde
duaj pak , mos gabo shumë me dashtë
ruaje zemrën tënde
mos u mashtro , prej dashnisë s’madhe ik, vrapo
ruaje zemrën tënde
mos le me t’tradhtu sytë, shikimin e turbulluem prej dritave t’dashnise mos e le sytë me t’i mbyll
ruaje zemrën tanë
me mure t’trasha ,dyer çeliku ,
me ushtar’, mos lejo pranë̈ derës me u dhez asnjë zjarr
ruje zemrën tane
n’bodrume t’thella,
n’dhoma t’err’ta me perde t’trasha …
ruaje zemrën …
e pa puthën, pa ledhatime,
pa dashni, pa vaj , pa vraga
pa zjarr, pa dritë , pa lule
akull , si e dimrit nata
Xhejlane Tërbunja