E diela me poeten: IRENA HOXHA

0

FLOGA MAGJIKE

Nga  rruga ime

të  më nxjerrësh, vështirë!

Është  rruga  e dritës

që  lë pas  errësirë..!

Në rrugën  time

vështirë  të   vendosësh  bllokad!

Është  rruga  që kalon

në  çdo monopat!

Në  rrugën  time

të flogës magjike!

Po luajte  me  të

si  kandil  u  fike!

JETA MËRGON…!

Në të shtratit qiell

aty ku ndodhet toka,

ku si me një gisht

rrotullohet bota!

Në të shtratit qiell

ku jeta merr frymë,

si një lavjerës

koha të përpin…!

Në të shtratit qiell

si re kalimtare,

e çuditëshme jeta

gjithmonë, mërgimtare…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *