Zafir Berisha, ngritë në këmbë gjithë ‘’Lagjen e Trimave,’’-‘’Tusuz’’ kërkon përkraje masive për Shaqir Totajn
Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka ngritur nw kwmbw gjithw lagjen’’Tusuz’’ lagje trimave duke takuar bashkëpuntorët dhe aktivistët e lagjes ‘’Tusuz’’ dhe “Vëllezërit Stavileci”, ku dhe ka kërkuar mbështetje masive në balotazh të kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totajn.
Shkrimi i plotë i Berishës:
Sot takova bashkëpuntorët dhe aktivistët e Nisma-s në lagjen Tusuz dhe V.Stavileci!
Kërkova me shumë ngulmë angazhim për ta shpëtuar Prizrenin me 14 nëntor nga logjika politike sllave e Mytës dhe argatëve të tij.
Ndarja e qytetit për interesa të ndonjë vote më shumë dhe të politikës ditore është e rrezikshme dhe bjerë ndeshë me përpjekjet tona për një Prizren dhe Kosovë të barabartë për të gjithë.
Prandaj çdo tendenc për me kthyer logjikën rankoviqione në këtë kohë është e papranueshme dhe ky fenomen dhuhet të ndëshkohet me votë me 14 nëntor duke mbështetur kampin opozitar dhe Shaqën, shkruan ish-kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha./qendrapress.com/