Kandidati Totaj sot,premton realizimin e 50 vendimeve në 100 ditët e para të Qeverisë
Kandidati për kryetar të komunës nga PDK Shaqir Totaj, sot, me një konferencë për media tek sheshi i Komandant Drinit, ka shpalosur për mediave 50 vendimet e që nëse ai do të udhëheq me Prizrenin do të bëjë në të mirën e qytetarëve të Prizrenit, Ai në konferencën e sotme tha se janë plotë 50 vendime që do ti bëjë realitete në 100 ditë e para të qeverisë tonë. Mirëpo, ai me këtë rast ka veçuar disa prej këtyre pikave, Si fillimin e procedurave për lansimin e programit të digjitalizimit të 20 shkollave e të para të Prizrenit. Inicimin e procedurave për vlerësimin e nevojës për ndërtimin e çerdheve të reja publike dhe identifikimin e lokacioneve të përshtatshme. Formimin e ekipit punës për krijimin e programit mjeke për çdo familje dhe të tjera. Kurse ai tha se këto do ti finanancojë në të gjithë format edhe me buxhetin komunal si dhe forma tjera financiare. Kurse i ka premtuar se në ekipin profesional do të jetë me personat edhe të subjekteve politike të koalicionit por gjithsesi se mbi të gjitha do të jenë njerëz kredibil si dhe personat që nuk janë në kundërshtim me ligjin si dhe profesionistë.
Së fundi edhe para meduzave dhe të pranishmëve i nënshkroi të 5 vendimet e premtuar që do ti realizojë në 100 ditë e qeverisë së tij