Kandidati për kryetar Haskuka dhe udhëheqës të koalicionit takojnë elektoratin e Gërnçarit
Në kuadër të fushatës elektorale në garën e balotazhit kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka,i bashkëshoqëruar edhe nga përfaqësues të koalicionit e ku ishte kryetarja e NDS Emilia Rexhepi dhe kryetarja e tjetër e subjektit politik boshnjak Duda Balje si dhe përfaqësues të tjerë kuvendarë e deputetë. Kandidati Haskuka me këtë rast ka thënë Në Gërnçar dhe në shumë vendbanime të tjera së bashku kemi korrë fitore, të cilën do ta rikonfirmojmë edhe më 14 nëntor, sepse vota është besim.
Komuniteti boshnjak në këto zgjedhje na ka përkrahur që nga fillimi dhe kjo përkrahje ka ardhur pas bashkëpunimit me qytetarët për shumë çështjet të rëndësishme për ta. Kjo është garancia e suksesit tonë qeverisës, vlera e sinqeritetit dhe e integritetit, ka thënë kandidati për kryetar i LVV Mytaher Haskuka.
Derisa para të pranishmëve në Gërnçar kanë folur edhe përfaqësuesit e si Emilia Rexhepi e Duda Balje.
Kandidati Haskuka duke falënderuar të pranishmit tha se përsëri në bashkë do të vazhdojmë për Prizrenin