Varianti Delta Plus arrin në Kosovë, konfirmohen 12 raste

0

                          Janë konfirmuar 12 raste të variantit Delta Plus të koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Nga 70 mostra të dërguara për analiza në Gjermani, 12 prej tyre kanë rezultuar me variantin Delta Plus, ndërsa 47 me variantin Delta. Në një njoftim të MSH-së, është paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit të ri.Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka thënë se të hënën do të dërgojë mostra të tjera pozitive të mbledhura gjatë dy javëve të fundit.“Situata me COVID-19 në Kosovë, sipas analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 paraqet rënie të numrit të rasteve për 19.11% krahasuar me dy javët e fundit. Gjithashtu edhe trendi i rasteve të vdekjeve të raportuara nga SHSKUK dhe spitalet që trajtojnë pacientët me COVID-19. Ekipet e IKSHPK po hulumtojnë dhe gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve, detektimin e hershëm të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut për variantin e ri Delta PLUS. Pasi që janë detektuar 12 raste SARS CoV-2 varianti AY.4-like Delta Plus në Kosovë (20.33%), edhe-pse varianti Delta akoma është dominant (79.66%), ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus”, thuhet në njoftim. Në fund të komunikatës, MSH-ja ka bërë thirrje për zbatim të masave anti-COVID e të ketë monitorim të masave me dinamikë të shtuar nga Inspektorati dhe Policia për të pasur efekt në uljen e lakores epidemiologjike. Është bërë thirrje edhe për vaksinim sa më të shpejtë ndaj virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *