Çaste poetike me poeten :Rudina Muharremi BEJA
Me majë të gishtërinjsh shkel mbi livadhin e ëndrrave
mbrujtur dëshirave të heshtura
udhëtimit, mes krahëve të muzave,
pa busull,
vorbullës së fuqishme të ndjesive
që nganjëherë më përhumb thellësive
shtjellave gri
e nganjëherë zbardhëllimit të vesuar të agimeve,
herë horizonteve në perëndime
e herë përtej vezullimave,
territ të përflakur të yjeve
ku labirintet dhe meridianët e ngurtë
fshehin udhëkryqe,
vetvetes gjithmonë̈ në kërkim!