I jepet lamtumira e fundit Nysret Durmishi,veprimtar e atdhetar i nderuar
Sot, në praninë e qindra e qindra qytetarëve e ku ishin edhe ; Zafir Berisha,Shaqir Totaj , mjekë , intelektualë e qytetarë të Prizrenit, iu dha lamtumira e fundit, atdhetarit e juristit,inspektorit e ish drejtorit ekzekutiv ,humanistit dhe afaristit të dalluar Nysret Durmishi . Me këtë rasti më i ngushtë i tij Zafir Berisha në fb ka shkruar ‘’ Lamtumir miku ynë Nysret Durmishi. Sot, u ndahem fizikisht nga bashkëpunëtori shumëvjeçar, humanisti dhe njeriu me zemër te madhe i cili ishte i gatshëm të bënte me shume për të tjerët se për veten! Ike befasisht miku ynë nga kjo botë, por ti na le një porosi me postimin e fundit ne fb, dhe ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu të garantojmë se dëshirën do të ta plotësojmë me çdo çmim… Respekte deri ne përjetësi nga Zafa’’/qendrapress.com/