Balotazhin e nesërm do ta monitorojnë 10 mijë e 510 vëzhgues

0

                                Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues. Yll Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i kësaj zyre, ka thënë se në mesin e këtyre vëzhguesve ka vendorë dhe të huaj.“Përfundimi i procesit të akreditim it dhe riakreditimit të vëzhguesve. I kemi 10,510 vëzhgues që do të vëzhgojnë raundin e dytë nga të cilët, 577 janë nga mediat, 30 nga mediat e huaja, 9,287 vëzhgues nga subjektet politike, 50 nga misionet diplomatike, 319 nga organizatat joqeveritare vendore, 178 nga organizatat e huaja dhe 69 nga Institucioni i Avokati i Popullit”, ka thënë Buleshkaj gjatë mbledhjes së KQZ-së një ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, për rundin e dytë të zgjedhjeve nuk ka pasur interesim të ndonjë vëzhguesi nga shtetet fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *