Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Pejë
Një qytetar nga Peja është gjetur paraditen e sotme pa shenja jete në banesën e tij. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesën e tij, menjëherë të gjitha njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.