Çaste poetike me poeten;Nasia Xhemalaj

0

GËZIMI DHE HIDHËRIMI.

———————————-

Një sumbull sheqeri gëzimi,

me gaz e pres e ëmbëlsohem,

këndoj, qesh e lumturohem.

Pa shkrirë mirë në gojë të mbet,

sumbull e shkretë.

Pas tij vrapon hidhërimi,

vaj e lot, helm e vrer,

e zë dëshpërohem për këtë jetë.

Shtrëngoj gjoksin zemërak,

mallkoj e shaj për pakëz “mjaltë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *