“Mos fol dil jashtë”, përplasen në Kuvend Blerta Deliu dhe Albulena Haxhiu

0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu është përplasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga distanca në seancën e Kuvendit. Deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin në fjalimin e saj, por Konjufca ka refuzuar. “Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu.Por Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën. “Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai. Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë. Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu. Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *