E diela poetike me penën brilante te shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj
INERCIA E SMIRËS
——————————–
Nëpër llapërqinën e baltës së fjalëve
nuk i dilet m’at anë ligësisë
pa ia spërkatur gjuhën vetvetes
gjuha e ligë nxjerr helm
e fjala e sajë flen në një strofull me gjarpërin
djallit asnjëherë s’iu pre e liga
kujt i ka zënë myk mendimi
të nesëmen s’ e sheh
e sotmja vegullon nën thjerzën e dritës
ndaj e liga ka fut rrënjë në këtë mes
e na pipon si metili mbi koka
mendimit të mirë i ka zënë pritë
se kush kujt të ia përbaltë fjalën
2021
————————
LLAPËRÇINË f. 1. Baltë e hollë në vende a në rrugë të shkelura, llucë; vend me baltë të tillë. Rrugë me llapërçinë.
——————————-
MALLKIMI I NËNLOKES
————————————
Rob i lig nënlokes në hise na i ra
shtoja dhe të ligat që çdo ditë ia sillte
shtëpisë i hyri flaka përditë hallakamë
e lokja e shkretë mallkonte e vrerë villte
Robt e tjerë sehirë i bënin ligësisë
shpesh fërkonin duart për loken e ngratë
as që kishin brengë hallin e shtëpisë
por se kush pastaj do të ulet aty lartë
Pa qka se shtëpisë ujqtë vërdallë i shkonin
se kush nga gardhiqet diçka të coptoi
ehhh kta robt e shpis duar i fërkonin
veq kreu i shtëpisë ti ngjet’ e të shkoi
Po çka se shtëpinë dreqi po e përpinte
halli më i madh kush tek portofoli
e ujku gardhiqet kullën le ta digjte
kta llapangjoztë e shtëpisë kah xhepat synonin
Vai halli për loken zonjën e shtëpisë
me kta robt azgana e mendjen hava
i vërboi koha etja e lakmisë
mjerë thot nënlokja ç’prita e ç’u bá
Le ti dali flaka le të digjet dynjaja
kulla le të kallet për kta robt e mi
për inat të robit le të bëhet hataja
zog e as pulë mos mbet në shtëpi
2021, shtator