E diela poetike me poeten:Fatime Kalimashi

0

FLAS ME VETEN

—————————–

Do të vishem me petkun e sjelljes

Do të flas me gjuhën e dashurisë

Do të eci me hapa të kulturës

Nën çadrën e vetmisë

Do të qaj me lotin e gëzimit

Do të qesh me ëndrrën e lumturisë

Do ta ruaj qetësinë e natës

Në mes turma njerëzish

Do ta dëgjoj zërin e zemrës

Kur flet në heshtje shpirti im

Do ta vazhdoj ritmin e jetës

Në rrugën time me durim

FK

 

PRITJE…

Prita të të takoja

Pritja ishte shumë e gjatë

Nga ti u ndjeva e harruar

Dita më dukej sikur të ishte natë

Kisha nevojë për ty…

Të ta thosha një fjalë goje

Nuk e doja përqafimin tënd

Veç të rrahurat e zemrës t’m’i dëgjoje

Ai takim më kishte mjaftuar

Sy me sy duke u parë

Sa u ndjeva e pa vlerë

Si asnjëherë…

Tani shpirti nuk gjen qetësi

Dua ta ruaj dashurinë e jetës

Dhimbjen shpirtit dua t’ia dëgjoj

Plagën e zemrës me dashuri ta shëroj

FK

19. 11. 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *