Ndizen qirinj për viktimat e aksidenteve në Kosovë
Me ndezjen e qirinjve ka përfunduar aktiviteti treditor në përkujtim të viktimave të aksidenteve rrugore në Kosovë.Kjo ditë sivjet në qendër të vëmendjes kishte uljen e shpejtësisë së lëvizjes në trafik, gjë që mund të parandalojë shumë vdekje dhe lëndime serioze, në veçanti ato të këmbësorëve dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës – fëmijë, të moshuar dhe të personave me aftësi ndryshe, raporton Kosovapress.Ndryshe, në periudhën janar-korrik 2021 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 65 persona dhe lëndime kanë marrë mbi 8 mijë persona.Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2020, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë vdekur gati shtatë persona në muaj, ndërsa këtë viti shifrat tregojnë për një rritje ku për çdo muaj kanë vdekur mbi nëntë persona.