Argjendarët prizrenas protestojnë dhe kërkojnë siguri nga plaçkitësit.

0

                                   Rasti  datës 15 nëntor, shqetësoi jo vetëm Prizrenin por  të  gjithë  Kosovën e më  gjerë  kur tre persona me armë të gjata hyjnë në  argjendarinë ‘’Orhani’’  e me  armë  duan të plaçkitësin por  hasin në kundërshtim të  pronarit 61 vjeçar dhe të i birit të tij Ismet Kasëmi . I cili  sot  pasi ka dalë nga  spitali ende me plagë në trup   ishte  aty  në përkrahje të Shoqatës së  argjendarëve  të Prizrenit të cilët përmes kësaj proteste ata sot  kërkuan siguri për jetërat dhe për  pasuritë e tyre, Ai sot para mikrofonit tonë kërkoi  që  të ketë siguri më shumë dhe   policia dhe  përfaqësuesit e rendit të  punojmë   që   të krijojnë  siguri për  argjendarët dhe për  kalimtarët dhe  për qytetarët. Ai   me këtë rast  ka folur edhe për shëndetin e  babait të tij që është në gjendje stabile’’Unë jam mirë  edhe baba  është mirë  edhe familja  mirë. Por,   organet e rendit duhet të punojnë më shumë edhe pse i kënaq zanë, ata duhet të krijojmë ma shumë siguri ka tha ai’’.

                                Derisa  edhe  argjendarët si; Isa Ahmeti, tha’’Na duhet një siguri më e madhe se  kështu si jemi  s/ka siguri as për neve as për jetërat tona’’. Pjetër Gruda  pohon ‘’kemi kërkuara nga  policia  që të ketë  kujdestari në këmbë, se për ndryshme   nuk jemi farë të sigurt në këto rrethana. dhe Alban Nushi, foli  për  faktin se ata  kanë pasur takim me drejtorinë e policisë  dhe  organet tjera të rëndit dhe nga ata  kanë kërkuar që   së paku në rrugën ‘Adem Jashari’’ dhe kudo që ka  argjendari të shtohen masat policor  të  patrullohen këto  rrugë  e këto vende nga policia  në këmbë, për të  siguruar sa më shumë . Pastaj ata  kërkuan që jeta e tyre dihet e  të ketë siguri së paku për kohën   gjatë orarit të punës. Mesazhi i kësaj  proteste  ishte   të  krijonte  kushte për siguri më të madhe për argjendarët  dhe për të  gjithë qytetarët..Policia sot ishte  prezentë në këtë  protestë ./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *