Gjykata Supreme merr vendim për Dragashin: Do të përsëritet votimi nga diaspora

0

Gjykata Supreme i pranuar pjesërisht ankesën e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini për anulimin e votave të diasporës në Dragash.

                                      Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar vendimin e Gjykatës Supreme në të cilën bëhet e ditur se do të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është urdhëruar që ta organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor. Pranohet pjesërisht si e themeltë ankesa e Kandidatit Bexhet Xheladini nga radhët e Subjetktit Politik, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Prishtinë, dega në Dragash, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) Anr.1143.2021 dt 19.11.2021, në pjesën e II të dispozitivit të tij, ashtu që vendoset: URDHËROHET   .Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda Kornizës Ligjore (Zgjedhore), në fuqi, të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për Raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale (2021), për Kryetar të Komunës në Dragash”, thuhet në vendimin e Supremes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *