Çaste poetike festive me poeten;Bukurie Buçpapaj
Me vargun tim ndez zjarre…
(Kushtuar 28 Nëntorit , Ditës së Flamurit)
Nga Bukurie Buçpapaj
1.
Në vigjiljen krenare
O Flamuri i kuq,
OFlamur me shkabë.
Ç’valëvitje,
atë nëntor me dallgë!…
2.
Ismail Qemali
të ngriti në Vlorë,
I lumtë ajo mendje,
I lumtë ajo dorë! …
3.
Ringriti lart
flamurin e Skënderbeut ,
Agoi dita e Bardhë
Gëzoi çdo cep
të Mëmëdheut…
4.
Kudo në Trojet etnike
Lindi dielli
me rreze të ngrohta,
Nisi Kombit
t’i punonte Aorta…
5.
Ç’frymëmarrje ritmike,
Paskam unë bija
e motra Shqiptare,
Në këtë ditë historike e
Ditë të Madhe ,
Me vargun tim
Ndez zjarre!…
Premtimin e mbaj lart…
Këtu në tokën Dardane.
Ç’festë e madhe!
6.
I shenjtë Atdheu
i fëmijëve të mi,
Flamur ti valvitesh
krenarë në liri…
Ç’madhështi !
7.
Ah, kjo Shqipja jonë ,
Kaq shekuj copëtuar,
I ka ardhur dita
për t’u përbashkuar…
8.
Kurrë shqipet
Flamurin s’ e hoqën
nga zemra, shpirti,
E mbajtën në duar…
Erdhi koha e bukur,
Ideali të ndriti,
Sa i afërt
qenka bashkimi…
Të gjithë rreth flamurit
të përbashkuar,
Shqipen nënë për ta lulëzuar…
9.
Valo, o flamur, i bukur
i kuq me shkabë ,
Si asnjëherë, si askurrë,
Këtu:
Në Dardanë!
Valëzo krenarë e kurrë
mos u ndal.
Bashkuar Shqipet si dikur
në kohë të motit.
Jemi si lisi me dy degë e me
një rrënjë.
Se jem bijtë e Ismailit Qemalit e të Gjergj Katriotit.
AUTORE:
Bukurie Buçpapaj.
28. 11. 2021.
Bottom of Form