E konfirmon Përparim Rama: Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës
Ashtu siç ka raportuar Gazeta Online Reporteri.net, Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës. Këtë e ka komfirmuar vetë Përparim Rama.“Është një nënkryetar që është i konfirmuar Alban Zogaj”, ka thënë Rama në një intervistë në Kanal 10.Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se të martën me 7 dhjetor në ora 10.00 do ta marr detyrën.Gazeta Online Reporteri.net sot ka raportuar edhe për disa nga emrat e drejtorëve komunal që pritet t’i emërojë Rama në drejtoritë e Komunës së Prishtinës.Gjithashtu, Reporteri.net ka raportuar sot se nënkryetar i Prishtinës pritet të emërohet Alban Zogaj. Por, përveç tij, pozitë të nënkryetarit do të mbajë edhe dikush tjetër, emri i të cilit do të varet nga marrëveshjet për bashkëqeverisje të kryeqytetit.