Dalin detaje shokuese nga tragjedia në Bullgari ku vdiqën 45 persona: Hetuesi tregon çfarë e shkaktoi zjarrin

0

                     Hetuesi bullgar Marian Marinov, i cili po punon për zbardhjen e tragjedisë thotë se hetimet pritet të zgjasin.Të dhënat e para sipas tij tregojnë se shkëndijat e para të zjarrit mund të jenë shkaktuar pas fërkimit hekur me hekur të bankinës me autobusin dhe nga goditja ishte shpërthyer rezervuari i naftës.

Prokuroria bullgare hetimet po e zhvillon në tri pista: “Prokuroria bullgare aktualisht po zhvillon hetimin në tre drejtime paralele. Përveç shkaqeve të zjarrit, pista dytë e hetimit është mbi faktorin njeri, përkatësisht shoferi se përse nuk reagoi në evakuimin e udhëtarëve. Për hetimin ndaj Agjencisë jemi në koordinimi me Prokurorinë në Shkup për të marrë gjitha dokumentet e duhura në zbulimin e faktorëve indirekt që kanë sjell në tragjedinë me autobus.” Marinov tha se një pjesë e madhe e bankinës kishte hyrë në autobus në zonën e gomës së përparme deri te dera e përparme dhe rezervuari plastik ishte shkatërruar plotësisht. Kjo ka bërë që të shpërndahet derivati dhe të djeg autobusin brenda 10 minuta.“Presim, janë shumë jo një apo dy. Edhe ne presim rezultatet të jenë gati që të gjitha dhe pastaj gjërat i organizojmë. Atë e bëjmë të parën dhe presim, e reja është ajo që kanë konstatuar ekspertët, por nuk mund të u them cilat janë konstatimet e fundit. Janë organizuar autobusët që kanë lëvizur në 20 minuta distancë kohore për të mos u bërë kolonë dhe kjo është dëshmuar se ata nuk kanë udhëtuar bashkërisht- tha në një bisedë telefonike, Marian Marinov, Hetues nga Prokuroria bullgare.Hetuesi tha se autobusi ishte i vjetër e i riparuar në Turqi dhe se të gjitha pajisjet e tij ishin zëvendësuar saqë në dokumentacion figuron viti prodhimit 2007, ndërsa në dukje është sikur modeli vitit 2018.Në autobus nuk kishte eksploziv, ishte kategorik Marinov, i cili u referohet mostrave të bëra nga mbetjet. Mohohet të ketë pasur edhe depozita me benzinë apo materie tjera shpërthyese të kontrabanduara.Megjithatë, prokuroria refuzon të hetojë se si kushtet e rrugës kanë ndikuar te shoferi, refuzon të hetojë rrethojat mbrojtëse të vendosura gabim, siç thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *