Këto janë fjalët e Driton Kukës për Majlinda Kelmendin gjatë ceremonisë së pensionimit

0

                                  Majlinda Kelmendi sot i dha fund karrierës së xhudistja më e suksesshme.Në ceremoninë shtetërore e cila u organizua nga Presidentja Vjosa Osmani, po merr pjesë edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe ka ngushëlluar vetën duke thënë se do ta bind Majlindën të vazhdoj karrierën. “Po e flas nje detaj të rëndësishëm, për ndjenjat e një trajnerit, kur është përball një pensionimi të një sportisteje si Majlinda. Një shtet ka prit prej xhudos me u kthy me medalje nga Tokio 2020. Ngarkesa që Majlinda ka me lënë xhudon, më ka bërë mua shume më shumë të ngarkuar. Është dashtë qe krejt këto me i mbajt në vete. E ngushëlloja veten duke i thënë se ndoshta do ta bindi ta vazhdojë karrierën. Majlinda ka arritur gjithcka që mund të arrihet”, tregoi Kuka. Kelmendi e mbylli karrirën me 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta, kurse karrierën do ta vazhdoj si trajnere e xhudos në bashkëpunim me trajnerin Kuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *