E diela poetike me poeten;Fatime Kalimashi
Sonte
———
Dua ta mbyll vargun me të vetmen fjalë
Për njëri-tjetrin sa shumë kemi mall
Kemi shumë mall se shihemi rrallë
Sonte
Do e mbyll vargun me dy fjali
Një për sytë e tu një për sytë e mi
Njëra është mallëngjim e tjetra dashuri
Sonte
Po e mbyll vargun me pak fjalë
Ne po plakemi dalëngadalë
Jetuam jetën si në përrallë
Sonte
Unë po e mbyll vargun në poezi
Ti mbylli buzët mbi sytë e mi
Mallin ta shuajmë me dashuri
Sonte
Jemi vetëm unë dhe ti
Mbylli sytë dhe hesht në qetësi
Lexo ç’të thash në poezi
FK