E diela poetike me poeten ; Mimoza Eliona Osmani

0

Durohet të bësh sehir!?…

—————————————–

Që sot do bëhem një copë hajdute…

Do “marrë” ca vargje aty këtu…

Më shumë vlerësohesh si “lilipute” ( lodër

Dhe plagjiatore gjithashtu….

Vend e pa vënd i japin çmimet

Por unë s’ çuditem, e kam idenë…

Kanë aq talent sa t’ngrihen qimet…

Mjafton të kenë dy miq ,jo penë…

U bëjnë reçenca i ftojnë gjithkund

S’po lartësojnë kokat por bishtin…

Të jesh “poet/e s’u dashka mund…

Mjafton të tjerëve t’u vjedhësh shpirtin…

Pa ,lee kur akuzojnë hajdutin

O Zot durohet të bësh sehir!?…

Me sh…ë si mund të lajnë m…n !?…..

E dimë kush vjedh ,më shumë , më mirë…

Dje ishte veç një e/i akuzuar…

Sot ngre flamurët gjithandej

S’bëhet zenit një i/e dyzuar…

Pse sytë e mefshtë përzgjedhin zej…

Dhe qielli qan prej të pa aftëve

Pa shkallë iu ngjitën plagjiatorët…

Në hije vlerat , si pluhuri i rafteve …

Do vijë dhe koha për meteorët…

S’njihen më vargjet e poetit

Arti i fjalës ,bërë lesh arapi

Dhe hipokritët si valë e detit

Nxjerin elozhe si fleta rrapi…

Që sot do bëhem një copë hajdute…

Do marrë ca vargje aty -këtu…

Fleta pa vlerë janë dhe prej Kalkute

Por, vendit tim , çmojnë të pa tru….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *