LDK-ja e fiton Dragashin
Kryetar i ri i Dragashit për katër vitet e ardhshme do të jetë kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini. Sipas rezulatit të votave të diasporës, Xheladini do të marrë udhëheqjen e kësaj komune.470 vota janë regjistruar nga diaspora për Bexhet Xheladinin e LDK-së, ndërsa 173 për Shaban Shabanin e PDK-së.Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.Këto vota ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku u përsërit procesi i votimit për votuesit nga diaspora.Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.