Me këtë mentalitet që kemi dhe këtë politikë arsimore, arsimi ynë shpejt do jetë në buzë të greminës .- Shkruan;Naim Kurtishi,pedagog- Tetovë

0

                                 E keni vënë re që tashmë jo vetëm studentët, por edhe nxënësit e arsimit parauniversitar në të gjitha nivelet e kanë mendjen te rrjetet sociale dhe jo te mësimi dhe mësuesi? A e ka zgjidhur këtë problem ndalimi i celularit në shkollë? Jo! Mund t’ia ketë lehtësuar pak punën mësuesit, por nuk ka zgjidhur problemin. Dhe ka arsye objektive. Është teknologjia e re që shtyn të rinjtë të shpenzojnë kohë me të. Po a është në gjendje sistemi ynë arsimor ta përdorë këtë teknologji për përfitime të dijes? Jo! Sepse metodat tona të mësimdhënies janë ato të shekullit të kaluar! Dhe me këtë mendësi ne ua kemi hequr fëmijëve dhe të rinjve dëshirën për të shkuar në shkollë. Por a po debatohet diku për këtë nevojë emergjente? Sërish përgjigjja është JO! Studimet e ndryshme sot në botë paralajmërojnë se shumë shpejt do të mbyllen shumë shkolla për shkak se nuk arrijnë dot të përshtaten me teknologjinë e re. Dikush mund të thotë e për çfarë teknologjie flet me këtë varfëri që kemi. Por ndaj them se me këtë mentalitet që kemi dhe këtë politikë arsimore arsimi ynë shumë shpejt do jetë në buzë të greminës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *