Ganimete Musliu për Albin Kurtin: Ja ka persekutu familjen çdo zyrtari publik ne vend
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.Ajo në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se Kurti nuk ka lënë njeri pa linçuar e akuzuar për punësime familjare.“Ma s’ka mbet koment për këtë qeverisje. Nuk e di e di se çfarë ka bërë mirë, që thonë e ka ba qita mirë e të mos merremi me këto skandalet në të gjitha nivelet e qeverisjes. Thoni këtë e ka bërë mirë dhe unë e mbështes. Ju e dini se nuk ka lënë njeri pa ja përdor familjet, pa ja linçu, pa ja keqpërdor se jo përdor, pa ja bullizu, pa ja akuzu, çka dush thuj. Ja ka persekutu familjen çdo zyrtari publik në vend. Dhe sot çka po banë ky ndryshe”, ka thënë Musliu.Deputetja e PDK-së, tha se qeveria “Kurti”, për çdo ditë po përflitet për punësime familjare, keqpërdorime e keqmenaxhim.“Për çdo ditë kemi raport për punësime familje, keqpërdorime, keqmenaxhime. Gjema një gjë që ka bërë mirë. Ky ka shkuar në çdo ministri i ka bllokuar ministritë me 2-3 vetë sepse këta janë njerëz të pabesë dhe nuk ju besojnë zyrtarëve. Administrata nuk është e Albin Kurtit e as nuk ka qenë e PDK-së dhe LDK-së”, tha ajo.