Presidentja Osmani sot u adresohet deputetëve në Kuvend

0

                        Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.Seanca do të nisë në ora 10:00. Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 11:00, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.Kurse, pasdite nga ora 18:00, Kuvendi vazhdon seancën plenare të mbetur në gjysmë, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021. “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *