Çaste poetike me vargjet brilante te poetes.Nexha Reçica
PAPRITUR MBRËMË
—————————-
Papritur mbrëmë
Hyre në heshtjen
E shpirtit tim,
Shkëpute përgjumjen
E fshehur në feniks!
Dhe zbrite dehur
Në buzën vetmi,
Mbi supe të mia
Endesh në zjarrmi!
Mes pagjumësisë
U mbështolle,
Mu në vargun tim
Nën lëkuren time
Në kështjellë tani rri!