Gjendet një burrë i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi, dje rreth orës 9 e 30 minuta policia rajonale ka marrë informacion se është gjetur një burrë pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Pejçiq komuna e Prizrenit. Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës. Edhe pse nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë dhune apo tjetër megjithatë sipas procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion në Prishtinë