E diela poetike me poetin.Jusuf Gërvalla

0

FLETË TESTAMENTI

——————————————–

në zgjimin tim më të heshtur të më ngurosin

në flijimin tim më të begatshëm të verës

në nisjen time në fillimin tim të ri

në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë

le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese

e druvarit të fjetur në rudinë

myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë

emër të mos ketë e shkronja le të flasë

në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë

guaca e kërmij le të vijnë për dasmë

mbi rrasën time

le të shtrihen edhe ata si dy yje

ftohtë le të bëjë verës e verës verë

e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim

le t’i mëshirohen

vërmëni atje tek do të tregojë guri për udhën

deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë

le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur

ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef

se ja tek po zgjohet er’ e re e dashurisë së tokës

se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm

mumie përfytyrim që krahasohet me rrahun

tek do të më vini përsëri ju pas

le të më lënë të fle qetë si pranë stufe

dimrit të madh të dashurisë sime

nuk do të përpëlitem s’do të rrotullohem

s’do të shplohem natën nuk do të kollitem

me fjalët e mia le të më mallkojnë

në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë

në duart që i kam prekur le të më lëshojnë

rrjedhës të qetë të fatit që pret

shigjet’ e mërisë le të bjerë mbi dhe

në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket

kurrë të mos më vijnë kur unë nuk i pres

ata që tërë jetën i prita, të dashurit

ç’po flas kështu pash zotin?

Përzgjodhi S.RRustemi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *