E diela poetike me emblemën e letërsisë ;Gëzim Ajgeraj

0

Anatema e të djeshmes

Të anatemë na polli e djeshmja për nesër

edhe shafran e pak terr të zi na dha mbi koka

litarin varur ia mbajtën fjalës në arenën e mendimit

në vorbullën e heshtjes zihej mendimi për të nesërmen

që kusarët e ligësive mos të ia shuanin flakën e brendshme

në bombolën e hermetizmit të fjalës fshihej mendimi i bardhë

edhe dta e shkëlqimit për të nesërmen e vonuar

censurë apo makth e vetcensurë në litarin e guximit

Mendimin e madh të të sotmes rritë e kemi me ajkën e guximit

gjak e asht piu etja e netëve shekullore, korba

deri në shkëlqimin e agut të ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *