LONDINEZE

——————————–

Edhe pas njêzet vite masakrash Kosovës i mohohet e drejta e udhëtimit të lirë në botë.

Dje eca rrugës Via Egnatia

Fund e krye i rava Evropës londineze

Thash të takoj ndonjë gjysmë ëndrre

Që s’më lanë as gjumin ta bëj si gjumë

Për liri as që bëhej fjalë ndonjëherë

Se luheshin tragjeditë shekspiriane

Nëpër sallonet evropiane ushtroheshin

Trysnitë mbi zotin tim të ri

Metropoleve evropiane lutëshin

Që fisi im të mos këtë kurrë zot. 26 dhjetor 2021 AGIM DESKU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *