E diela poetike me poeten;Irena Hoxha
SOLI I DASHURISĒ
————————-
Zbërthe qiellin si gishtërinjtë volltēn
E në mes puthjesh rrëmbe gotën!
Në te ylberit ngjyra si mbi pentagram
Soli i dashurisë, tingujt e ndjenjave shpërndan.
NATĒS
——————–
Nata, kishte mbyllur sytë,
S’ishim një
Por vetë i dytë!
Nata s’kishte më as zë,
Dhe yjet luanin me tē!
Natës me të mbyllura sy,
Si në godē të verës,
U përhumbëm, të dy.