Një i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë viurs.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 4 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dje janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 349.

Njoftimi i plotë:

26 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹNga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 349.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *