Çaste poetike me poeten;Nasia Xhemalaj
NË VAJZËRI.
——————————————
Në fshatin tim rrallë binte borë,
nuk mbahet mend, vend bregdetar,
unë isha vajzë si ngjalë Rrëze,
një lule bore isha, borë e bardhë.
Isha një lulëkuqe fushe,
një trëndafil i kuq avllie,
unë isha një guacë deti,
që luaja në valë dashurie.
Faqet mosha mi ndizte prrush,
në zemër flutura, në vals lumturie,
më i ëmbël se valsi i Vivaldit,
skalitur dy gjinj, si gjinj perëndie.
Si borzilok në saksi isha,
që vinte aromë visesh Çamërie,
Nazo naze madhe, gjithë lezete,
ishte e mbeti vajzëria ime.
Në fshatin tim rrallë binte borë,
nuk mbahet mend, vend bregdetar,
një lule bore mbeti shpirti im,
fletë, fletë digjej, e digjet në zjarr…
,