Këto janë temperaturat për javën e fundit të dhjetorit

0

           Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se në viset e ulëta parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta kodrinoro-malore, parashihen reshje të dobëta bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (27 – 31 dhjetor 2021)Java e fundit e dhjetorit por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *