Shqipëria merr vendim, ndihmon Kosovën me rrymë për dy ditët e Vitit të Ri

0

                   Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me energji elektrike gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar. Ministrja e Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës ka dhënë porosi të vecantë për t’i bërë një zgjidhje Kosovës.“Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme porsa i përket përballimit të krizës energjetike në Republikën e Kosovës gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar”.  “Kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë së bashku me specialistët e Korporatës Elektroenergjetike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme”, tha ministrja shqiptare.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova.Rama ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike gjatë ndërrimit të motmoteve.“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *