Ish zv.Ministri i Drejtësisë Munir Basha fletë për pritjet e Qeverisë Totaj

0

Qytetarët e Prizrenit nga kryetari Totaj natyrshëm presin që t’i përmbahet premtimeve elektorale në bazë të cilave e ka fituar edhe besimin e tyre, për ta udhëhequr komunën e Prizrenit në katër vitet e ardhshëm. Megjithatë,do të doja që kryetari i Prizrenit të ketë një “listë prioritare”të detyrave që do të duhej t’i kryente me përpikëri dhe pa asnjë kompromis .Në krye të kësaj liste do duhej të qëndroj premtimi i tij “për qeverisje me duar të pastra” dhe me profesionistë .Andaj,pritja ime dhe e gjithë qytetarëve të komunës është që të ketë një kabinet ekzekutiv dhe konsultativ të përbërë nga njerëz profesionistë që në të kaluarën nuk kanë pasur konflikt me Ligjin .Bazuar në këto parime,pa humbur kohë më tepër,ne ditët në vijim,duhet të emëroj kabinetin e tij ekzekutiv. Me një ekip të ndërtuar mbi këto parime,pres ose thënë më mirë,do dëshiroja që ai të vazhdoj me realizimin e projekteve të rëndësisë së veçantë për komunën e Prizrenit,sikur janë:funksionalizimi i Parkut të Biznesit,zgjidhja e problemit të mungesës së ujit në disa lagje të Prizrenit,zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar në qytet dhe të vend-parkingjeve. Pastaj,zgjerimi i hapësirave të gjelbërta si nevojë emergjente,realizimi i projektit të teleferikut të Kalasë,funksionalizimi i Rrugës së Transitit,miratimi i hartave zonale dhe politika strikte në zhvillimin urbanistik të qytetit dhe komunës në përgjithësi…Por,personalisht do të isha shumë i lumtur nëse e funksionalizon projektin e Kuzhinës Popullore,projekt i cili ishte i propozuar nga Partia Konservatore dhe i miratuar asokohe në Asamblenë komunale,por çuditërisht e ngulfatur nga qeveria e kaluar komunale./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *