Unë si Anëtare e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nuk mund ta gjejë një projekt të realizuar nga ky pushtet me të cilin do të krenohesha

0

          Si e shihni punën e qeverisjes lokale në Prizren? Sherife Balaj, kuvendare pohon;”

      “Shumëçka tjetër mund të jetë vetëm qeverisje e duhur për Prizrenin nuk është.

Ky grusht njerëzish i cili është në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, në krye të ekzekutivit të drejtorive dhe sektorëve udhëheqëse ka mbetur një flluskë e ujërave mashtruese për qytetarët si propagandë gjatë fushatës së fundit elektorale.

        Këta, kishin bërë marrëveshje me shumicën e partive garuese në Prizren, duke pretenduar me çdo kusht ta largojnë qeverisjen e “vjetruar” të PDK-së, për të sjellë një frymë tjetër dhe të “bashkuar” me partitë si: LVV, LDK, NISMA dhe partitë e komuniteteve jo shumicë.

    Krejt ky mashtrim ndaj qytetarëve të Prizrenit mori fund vitin e dytë pas ardhjes në pushtet, duke larguar nga koalicioni partinë e NISMA-s për bërrylat e tyre KUSH

ËSHTË  ME I FORTI?, pastaj me acarimet jo të vogla mes LVV dhe LDK, ku shtyrja për dominim pushteti rezultoi në largim pa njoftim partnerin tjetër nga koalicioni, siç ishte LDK-ja dhe prishja e raporteve mes partive të komuniteteve të cilat, ishin bërë pjesë e qeverisë Hoti në qendër.

Unë si Anëtare e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nuk mund ta gjejë një projekt të realizuar nga ky pushtet me të cilin do të krenohesha në të ardhmen si pjesë e Kuvendit gjatë këtij mandati.

Çdo rrugë ekzistuese në komunën e Prizrenit është realizuar nga qeverisja e kaluar, çdo objekt shkollor, shëndetësor, administrativ, kulturor janë nga e kaluara.

Banimet sociale kanë qenë të planifikuara dhe të realizuara, shpërndarja e parë ishte me: 82 banesa për familjet e dëshmoreve, 5 banesa për familjet e invalidëve te luftës, 2 banesa për familjet e veteraneve te luftës, 3 për rastet sociale, në shpërndarjen e fundit ne lagjen “Përtove”

60 banesa për familjet e dëshmoreve, 5 banesa për veteranet e luftës, 10 banesa për invalidët e luftës dhe15 banesa për rastet sociale, gjithsej 182 banesa të realizuara nga qeverisja e kaluar.

Kishte filluar objekti me 30 banesa, ende pas 3 viteve të këtij pushteti nuk ka përfunduar ndërtimi i tyre, qysh dhe pse vetëm ata e dinë.

Shtëpia e kujdesit ndaj të moshuarve kishte filluar fazën e ndërtimit, tash e tri vite në pushtet këta ende nuk e kanë afër përfundimit.

Nëse flasim për planifikimin e objekteve të çerdheve publike në Prizren, me marrëveshje të qeverisë kishin filluar qeverisja e kaluar lokale, pas tri viteve Mytaher Haskuka dhe të tjerët, të cilët janë në pushtet planifikojnë të vendosin çmimet prej 80Euro, pagesa për shërbimet që do ti marrin fëmijët e familjeve në komunën tonë.

 Këto pagesa janë shumë të larta dhe dallojnë nga shuma të cilën e kanë komunat e tjera në çerdhe publike, ku vardojnë prej 30 ose 50 Euro.

Kjo është thjeshtë një vjedhje ndaj qytetarëve sidomos për nënat vetushqyese.

Sikur se ishin shpenzimet marramendese te lluksit per dreka e darka zyrtare, gjate viteve 2018 dhe 2019.’/qendrapress.com /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *