Policia aksion në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë, bastiset edhe Ministria e Mjedisit
Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar sot në tri lokacione të Kosovës.Policia po zhvillon një operacion në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Sipas informacioneve të deritanishme aksionet janë vazhdim i aksionit të kryer ditë më parë lidhur me ndërtimet që janë kryer në Brezovicë.Përpos kësaj, bastisje nga Policia e Kosovës janë duke u kryer edhe tek Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë ai.Policia e Kosovës javë më parë kreu një aksion në Shtërpcë për ndërtime pa leje dhe korrupsion, ku u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe. /Reporteri.net