Rritja e rasteve me Omicron në Kosovë, pulmologët paralajmërojnë mbingarkesë në spitale

0

Për stërngarkim të sistemit shëndetësorë në Kosovë paralajmërojnë pulmologët, pas prezencës së variantit Omicron në Kosovë dhe rritjes së numrit të rasteve pozitive. Respektimi i masave dhe vaksinimi, edhe me dozën e tretë të vaksinës, sipas tyre, do të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme.Pulmologu Flamur Marku thotë se rastet e shtuara me Omicron mund të rëndojnë sistemin shëndetësor në vend.“Kemi arritur ta kuptojmë se Omicron ka shkallë të lartë të infeksiozitetit. Tashmë kur në vendin tonë janë identifikuar rastet e para, duhet të kemi shumë kujdes në respektimin e masave dhe të ketë një rigorozitet nga ana e institucioneve. Pritet të ketë një numër më të madh të pacientëve që do të stërngarkojnë sistemin tonë shëndetësorë”, tha ai në RTV Dukagjini.Marku thotë se krahas respektimit të masave anti-COVID, nevojitet edhe marrja e dozës përforcuese të vaksinës për t’u mbrojtur nga infeksioni, përcjell Telegrafi.Nga QKUK njoftojnë se aktualisht janë 29 pacientë të hospitalizuar si pasojë e infektimit me coronavirus.“Nga këta pacientë pesë janë të konfirmuar me COVID-19, derisa 25 të tjerë kanë pasoja post COVID. Me oksigjenoterapi janë tetë pacientë, derisa në Mjekimin Intensiv janë duke u trajtuar tre pacientë”.Kosova ka rreth 400 mijë vaksina anti-COVID në dispozicion derisa sipas nevojës do të kontraktohen edhe të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *