Vrasja në Llaushë, sot protestohet në Skenderaj
Sot në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe nis në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.“Ne si gra kërkojmë dënim maksimal për dorasin”, thuhet në njoftim.Ndryshe, vrasja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Llaushë të Skenderajt.Sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.