Shqiptari, guvernator i Jerusalemit dhe i gjithë Palestinës që më pas u bë kryeministër i Shqipërisë

0

Dikur, shqiptarët kishin përfaqësues diplomatikë të nivelit që pyeteshin për çështje globale, siç është dhe konflikti izraelito-palestinez.Mbërritja e kolonëve të parë izraelitë në Palestinë në fund të viteve të ’30-ta e ktheu në Lidhjen e Kombeve si çështje kryesore në të ardhmen raportin e Izraelit dhe Palestinës.Shqipëria përfaqësohej në Lidhjen e Kombeve nga Mehdi Frashëri, i cili në seancat plenare të Lidhjes merr fjalën shpesh sepse i kërkohet mendim nga kreu i saj.

Ai sugjeroi modelin e Zvicrës për Palestinën, ndarja në kantone, ndërsa qytetet e shenjta të administroheshin nga një komisioner i Lidhjes së Kombeve, siç ndodhte atëherë me qytetin port të Dansingut në Poloninë e sotme, shkruan Zeri.infoMehdi Frashëri, ishte Guvernator i Palestinës nën Perandorinë Osmane deri në 1912. Ai madje ka dhënë një zgjidhje që duket kaq aktuale edhe sot.Frashëri sugjeroi modelin e Zvicrës për Palestinën, ndarja në kantone, ndërsa qytetet e shenjta të administroheshin nga një komisionar i Lidhjes së Kombeve, siç ndodhte atëherë me qytetin port të Dancingut në Poloninë e sotme.

Kush ishte Mehdi Frashëri

                                          Mehdi Frashëri u lind në fshatin Frashër të Përmetit më 28 shkurt të vitit 1872. Familja Frashëri nga e cila rridhte dhe Mehdiu ishte familje nga më të dëgjuarat në Jugun e Shqipërisë.Pas disa konflikteve të karakterit politik që ajo familje pati me qeverinë osmane, ata u internuan familjarisht në Turqi.Në atë kohë që ndodhi internimi i familjes nga fshati Frashër për Turqi, Mehdiu ishte nxënës në shkollën e mesme të qytetit të Manastirit (Bitola) të cilën ai e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1894.Pas mbarimit të kësaj shkolle Mehdiu fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur mësimet në Universitetin e Stambollit për Shkencat Politike dhe Ekonomike ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1898.Duke u nisur nga rezultatet e larta që ai arriti në atë degë të Universitetit, qeveria turke e ftoi të punonte në administratën e saj dhe ai u emërua si nën Prefekt i Thrakisë e më pas i Maqedonisë e Sanxhakut të cilat asokohe ishin nën sundimin otoman.Në funksionin e nën Prefektit të këtyre krahinave Mehdi Frashëri qëndroi deri në vitin 1911 kur u emërua Guvernator i Jeruzalemit dhe i gjithë Palestinës.Pas një viti ai u transferua përsëri me detyrën e Nënkomisarit të Turqisë në Misir të Egjyptit. Në shtatorin e atij viti ashtu si shumë patriotë shqiptarë që punonin në administratën e lartë osmane, edhe Mehdi Frashëri u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia dhe shpalljen e Pavarsisë.Në vitin 1912 ai u caktua Përfaqësues i Qeverisë shqiptare pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për Shqipërinë. Disa vjet më vonë në 1919 ai u caktua në postin e Ministrit të Brendshëm dhe më pas si delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.Në funksionin e Ministrit të Brendshëm Mehdi Frashëri dha një kontribut të madh në organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1921 ku ai u zgjodh deputet, të cilat nga qarqet e huaja diplomatike u konsideruan zgjedhje të lira e demokratike.Në atë kohë ai bashkëpunoi ngushtë me degët ekonomike të vendit dhe me iniciativën e tij personale bëri të mundur ndryshimin e monedhës shqiptare nga “Leka i madh” në “Lek”.Në atë periudhë që ishin duke u hedhur themelet e para të shtetit të ri shqiptar, Mehdi Frashëri kryesoi të gjitha komisionet parlamentare për hartimin e ligjeve (kodeve) ekonomike dhe ishte i pari që paraqiti nevojën e reformës agrare e themelimin e një Banke në Shqipëri.Nga viti 1923 e deri në vitin 1939 me disa ndërprerje të shkurtra, Mehdi Frashëri ishte në funksionin e deputetit të Parlamentit shqiptar dhe përfaqësuesit të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve (sot OKB) në Gjenevë të Zvicrës.Në vitin 1929 ai u zgjodh në postin e Kryetarit të Këshillit të Shtetit dhe disa vjet më vonë në 1935, Mbreti Zog e thirri dhe e emëroi në postin e Kryeministrit të Shqipërisë. Caktimi i tij në atë detyrë u bë nga ana e Mbretit Zog me qëllim që të kalonte situata e vështirë në të cilën ndodhej vendi. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *