Familja e Kadri Veselit falënderon njerëzit që ju shkuan për ngushëllime
Djali i vëllaut të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Hylmi Veseli, ka falënderuar në emër të familjes të gjithë qytetarët që shkuan për ngushëllime pas vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryeparlamentarit Veseli. “Falenderim për secilin prej jush, nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, që na vizituat e na shkruat, duke ndarë bashkë me ne pikëllimin. Një mirënjohje e lartë për vizitat dhe mesazhet e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, përfaqësuesve të partive politike, bashkatdhetarëve nga diaspora dhe bashkëluftëtarëve të Kadriut”, ka shkruar Hylmi Veseli.Tutje, ai ka thënë se nëna Ajshe, ashtu si babai Fazli Veseli, do të ju mungojnë përherë, ndërsa është shprehur krenar për virtytet e larta njerëzore të tyre.“Ne jemi krenarë për virtytet e larta njerëzore të tyre dhe përherë mirënjohës që na e lanë si trashëgim respektin për njerëzit dhe frymën e dashurisë për atdheun”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ju që në këto momente pikëllimi për vdekjen e nënës dhe gjyshes tonë, Ajshe Veselit, na qëndruat pranë. Falenderim për secilin prej jush, nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, që na vizituat e na shkruat, duke ndarë bashkë me ne pikëllimin.
>
Një mirënjohje e lartë për vizitat dhe mesazhet e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, përfaqësuesve të partive politike, bashkatdhetarëve nga diaspora dhe bashkëluftëtarëve të Kadriut.Nëna Ajshe, ashtu sikurse babai e gjyshi Fazli Veseli, do të na mungojë përherë. Ne jemi krenarë për virtytet e larta njerëzore të tyre dhe përherë mirënjohës që na e lanë si trashëgim respektin për njerëzit dhe frymën e dashurisë për atdheun.Paçit gëzime dhe shëndet në familjet tuaja!