Fati Bosnjës shqetësim për Ballkanin perëndimor,kështu e shohin ekspertë të njohur.
Një konstatim të këtillë e shpreh edhe eksperti dhe politikani i njohur nga HDZ, ish politikani kroat Tomisllav Karamarko. Ai shumë arsyeshëm pyet se ku mund të shkon kjo gjendje e këtillë në Bosnjë.??? Ai me një cilësi profesionale prej një analisti të spikatur politik e sheh se atje në Bosnjë,tani për tani gjendja politike është më vështirë se sa në kohën famëkeqe të Milosheviqit. Kjo domosdo se jep padyshim që njëra prej çështjeve më të rëndësishme të një shteti është siguria,mbrojtja e territorit të tij. Kurse tani kur gjendja në Bosnjë po acarohet,kjo jep për të kuptuar se saktë bile edhe Kosova në këtë formë po provokohet apo rrezikohet nga forcat serbe,që tashmë janë në nj provokim të vazhdueshëm nga Serbia. Në këtë kontest nëse analizohen konfliktet që kanë ndodhur në rajonin e Ballkanit Perëndimor,në Kosovë, në vitin 1999 dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë,në vitin 1992 Provokimet aktuale thuajse po tërheqin një vizë horizontale që duhet të shtohet kujdesi edhe i faktorit ndërkombëtar që të ruajë paqen në këtë pjesë të Ballkanit .Prandaj,duke pa se një sjellje e Serbisë, duke lozur rolin e të dëmtuarit para faktorit ndërkombëtar,e në anën tjetër duke dashur të tregohet i forti Rajonit duhet ti tregohet kësaj radhe sikurse në vtitin1999, ndikimi i NATO-së, për fatin e Ballkanit si një territor paqeruajtëse dhe stabilizuese në rajon. Ballkani,duke u shndërruar në rajon dhe një hapësirë gjeopolitike të qëndrueshme. Republika e Kosovës është një vend që aspiron përfshirjen e saj në organizata ndërkombëtare euroatlantike që i ka krijuar mundësitë për të ecur në këtë rrugë të shumëdëshiruar të integrimeve. Mirëpo, për fat të keq faktori ndërkombëtar,duke u bazuar në gënjeshtrat e Serbisë, ende vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë, pa të drejtën e lëvizjes së lirë dhe pa liberalizim vizash. Është në pozicionin që vetë qeveritarët dhe organet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të kenë përkujdesje sa më të madhe ndaj aktualitet me të cilën edhe mund të përballemi./qendrapress.com/