Dy të vdekur dhe 427 raste me koronavirus sot në Kosovë
427 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe dy të vdekur. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 31 të shëruar në 24 orët e fundit.Dje janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 2.811.
Njoftimi i plotë:
13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës. Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19. Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.