Drejtoria e Inspektorateve – do të udhëhiqet nga Islam Ukimeri.
Me emërimin e dy drejtorive të fundit i pari i komunës Shaqir Totaj ,ka kompeletuar ekzekutivin. Islam Ukimeri, njëri nga kuvendarët më të votuar sot shkruan”- Sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, ma besoi pozitën e Drejtorit, në ekzekutivin Komunal në komunën tonë. Nga sot, do të udhëheq me Drejtorinë për Inspektorate. Kjo pozitë për mua, më shumë është përgjegëgjesi sesa privilegj, por premtoj publikisht se edhe këtë detyrë të re, do ta kryej me nder dhe me përkushtim të madh, me qëllimin e vetëm, që të shërbej për të mirën e të gjithë qytetarëve tonë pa dallim. Na priftë e mbara ‘’.
Shaqir Totaj emëron drejtorin e Inspektorateve dhe drejtorin e Ekonomisë dhe Financave
Kryetari, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorin e Inspektorateve dhe drejtorin e Ekonomisë dhe Financave
Drejtorët e emëruar janë:
Drejtoria e Inspektorateve – Islam Ukaj
Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave – Sulltan Badalli
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit/qendrapress.com/