Këtë herë ia vlen dalja masive në protesta- Shkruan ;Bletë Berisha

0

             Si e shihni vendimin per ngritjen e energjisë elektrike? Si një qytetare e këtij vendi, si dhe një vetëmbajtëse e vetushqyese e familjes normalisht që jam e irrituar dhe e mllefosur me këto vendime të pa precedent të qeverisë në fjalë. Duke marrë parasysh me çfarë pagash jetojmë e mezi mbajmë familje, nuk e di si do t’ia dalim mbanë me këto çmime enorme të rrymës… po jam e vetëdijshme që është krizë globale energjetike, por shtetet perëndimore kanë baza e rezerva t’mëdha shtetërore.. E ne çka kemi si shtet? ASGJË! Dhe, mos të viktimizohen “këta” me këto terme që: “fajet i kanë udhëheqësit e qeverive tē kaluara”, se aspak nuk janë bazike, por le të mbahen mbas atyre fjalëve goxha t’mëdha e premtuese, që vetëm në letra boshe kanë mbetur aty diku nëpër sirtare.. Mjerë ne ku po jetojmë, e do të detyrohemi me paguar sa s’bën edhe për Veriun e Kosovës, ku aty kjo qeveri as që guxon të vë bllok tarifa e lërë më t’ju shkojë fatura me rritje të energjisë elektrike… EH KA KUSH PAGUAN PËR ATA.. Paguajmë ne populli “pasanikët”… po vjen “Mjerimi” i të madhit MIGJEN! Tash ne duhet të vetëdijesohemi të bëhemi unanim e të dalim bashkë të protestojmë, se këtë herë ia vlen dalja masive në protesta, ose do të detyrohemi me paguar çmime enorme që nuk do të mundemi me i përballu.. Ngritja e numrit të  infektuarve? Po normal që ka ngritje marramendëse të rasteve me virus, dhe ka vdekje po ashtu.. Kur krejt shtetet botërore dhe evropiane i rikthyen masat, pothuajse stopuan gjithçka, shteti ynë “këta super të mençurit në udhëheqje”, i liruan masat, sa fillova të besoj që e kaluam sfidën e pandemisë… Asnjë masë nuk u zbatua sa ishin mërgata në Kosovë, sot ata u kthyen në shtetet ku jetojnë e veprojnë, ne përballemi me virusin ku po e pësojmë të gjithë pa dallim.. Për çdo masë tashmë vetëm ka fillu të bëhet vonë…/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *