Dërgohet i vdekur në spital një person në Deçan, dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Një person në Deçan po dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.I njëjti gjatë ditës së djeshme raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja.Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.