E diela poetike me poetin; Skënder Berisha
ZEMRA E DIELLIT
* Shokut tim dhe luftëtarit të paepur,
Xhavit Elshani
Për te ti u nisa zemër zemër
sa e mirë moj sa e ëmbël
rrugë e gjatë e pamatë
e nuk mjaftoi ditë as natë
sa përcëllima nga rrezëllima
shumë të njoha nga largësira
t’u afrova sa me të papërtuar
heret m’u shfaqe me të ndriçuar
fort të ndoqa anise u dogja
asht i fortë e nuk u dorëzova
shteg më shteg ty të kërkova
edhe ku s’hyje të adhurova
për te ti u nisa zemër zemër
nuk më mashtroi asnjë shemër
edhe tashti moj zgjuar prap jam
rreze plot më vinë vargan – vargan
18 janar 2014,Prizren